Dinamo e Zagrebit nesër do të ballafaqohet me ekipin belg, Genk, në ndeshjen e xhiros së 5-të në Grupin H të Europa League në futboll.
Ndeshje e vështirë për dinamovitët, në rast fitores sigurojnë kalimin më tutje.
Futbollisti shqiptar, Arian Ademi, tha se është ndeshje e vështirë.
“Pres një ndeshje të vështirë, të gjithë e dimë se sa ekip e mirë është Genk-u.
E pamë që në Belgjikë rezultati (0:3) nuk ishte real sepse edhe ata patën rastet e tyre.
Jemi të gatshëm që të japim maksimumin për të fituar”, tha Ademi.
Dinamo renditet në vend të dytë me 6 pikë e Genk është i treti me 4 sosh.
Ndeshja luhet në stadiumin “Maksimir” në Zagreb, në orën 18.45.