Gjigandi anglez Manchester United ka zhvilluar bisedime me ish-trajnerin e Barcelonës Ernesto Valverde që ky i fundit të jetë në detyrën e trajnerit të përkohshëm, pasi që tentimi për të biseduar me Mauricio Pochettinon u bllokua nga skuadra e Paris Saint-Germain, e konfirmon “Goal”.
Mauricio Pochettino vazhdon të jetë prioriteti kryesorë për ta zëvendësuar të shkarkuarin Ole Gunnar Solskjaer në verën e ardhshme.
Por raportohet që skuadra e Pochettinos Paris Saint-Germain nuk janë të gatshëm që të shkëputin kontratë me trajnerin argjentinas, ku edhe nuk kanë pranuar që të hynë në bisedime me krerët e “Djajve të Kuq”.
“Goal” e ka konfirmuar që Manchester United është duke vazhduar kërkimin për të gjetur një trajner të përkohshëm, dhe Ernesto Valverde është favoriti për këtë pozitë.