Figo: Ky projekt ka vdekur, kritikat ndaj Ronaldos janë marrëzi

Futboll

Figo: Ky projekt ka vdekur, kritikat ndaj Ronaldos janë marrëzi

Më: 24 nëntor 2021 Në ora: 15:49
Figo: Ky projekt ka vdekur, kritikat ndaj Ronaldos janë marrëzi

Luis Figo nuk i kupton kritikat ndaj Cristiano Ronaldos.

“Ato janë marrëzi, Ronaldo është më i miri. Futbolli është rezultat dhe Manchester United nuk po i përmbush pritshmëritë. Cristiano është një nga më të mirët e ekipit të tij për sa i përket performancës, kështu që nuk i kuptoj ato kritika”.

Ikona e futbollit portugez aktualisht punon për UEFA-n dhe si i tillë është një zë i autorizuar për të folur për Superligën dhe projekte të tjera: “Ata po përpiqen t’i nxjerrin të vdekurit nga varri. Liga e Kampionëve ka shumë vite histori dhe është logjike që ajo të përmirësohet me ndryshimin e shoqërisë dhe vetë futbollit.

Ato skuadra themeluese më kanë befasuar, sepse ishin në shoqatën e klubeve, si dhe bashkëpunonin për formatin e ri të Champions-it. Pra, donin të krijonin një kompeticion të ri. UEFA nuk është kundër ekipit A, B ose C…

Ishin ato skuadra që morën vendimin për të kërkuar një kompeticion tjetër. Përfitonin 20 skuadra dhe ishte logjike që në këtë rast të tjerët të reagonin. Nuk është vetëm UEFA, e gjithë bota e futbollit është kundër Superligës. Ky projekt ka vdekur”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat