Për shkak tragjedisë së rëndë që ndodhi në Bullgari, e ku si pasojë humbën jetën 46 persona, FFM ka vendosur që ndeshjet çerekfinale të Kupës të parapara për tu zhvilluar të mërkurën (24 nëntor), të shtyen për një javë.
Kësisoj 4 ndeshjet e kësaj faze do të zhvillohen me datë 1 dhjetor.
Një gjë të tillë konfirmuan nga Federata e Futbollit të Maqedonisë përmes një kumtese, ku ndër të tjerat thuhet:
“Komisioni i garave pranë Federatës së Futbollit të Maqedonisë e informon familjen futbollistike dhe klubet nga LPFM se pas tragjedisë së rëndë me autobusin, që ndodhi orët e hershme të mëngjesit (dje) në R. Bullgarisë, e ku jetën humbën bashkëqytetarë tanë, ndeshjet e planifikuara çerekfinale të Kupës së Maqedonisë të caktuara për datë 24 nëntor 2021, do të zhvillohen me datë 01 dhjetor të vitit 2021 me fillim në ora 13:00”.
Kujtojmë në çerekfinale të Kupës do të takohen Shkëndija – Struga Trim Lum, Makedonija GJ.P – FC Shkupi, Sileksi – Bregallnica dhe Pelisteri – Vardari.