Mourinho i qetë, do fitore me Romën

Futboll

Mourinho i qetë, do fitore me Romën

Më: 24 nëntor 2021 Në ora: 17:00
Mourinho i qetë, do fitore me Romën

Në prag të sfidës kundër Zoryas që do të luhet në kuadër të Conference League, ka komentuar edhe trajneri i Romës, Jose Mourinho. Ai foli mbi nevojën për të fituar këtë ndeshje, situatën e disa lojtarëve në ekip, si dhe për eksperiencën me Romën deri tani.

NDESHJA- “Është shumë objektive, nëse fitojmë, jemi brenda nëse humbim, jemi jashtë. Një barazim na lë të hapur dhe me fatin ende në duart tona. Do të jetë një finale për ne. Do të jetë e vështirë të vazhdojmë me muaj me kampionatin dhe Conference League, por është një problem që duam ta kemi”.

ZANIOLO- “Nuk pres asgjë në veçanti nga Zaniolo, pres gjithçka nga skuadra. Si skuadër kemi fituar në Genoa dhe kështu duhet të vazhdojmë të bëjmë. Ajo që thashë në Genoa, në mënyrën se si ai festoi, është sikur të kishte luajtur 90 minuta si të gjithë”.

ABRAHAM- “Jam i lumtur. Është e qartë se kur je sulmues i një skuadre që krijon shumë dhe që nga filozofia është ofensive, zakonisht ke mundësi të shënosh më shumë. Punon shumë për ekipin dhe ndihmon shumë në krijimin e lojës dhe jam i kenaqur me të”.

EKIPI- “Unë i njoh më mirë lojtarët e mi. Nuk e mendoja se El Shaarawy mund të luante kështu, ai kishte një evolucion ku tani luan 90 minuta. në Genoa ai rikuperon deri në vijën e portës”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat