Gjiganti spanjoll momentalisht ka shumë futbollistë të lënduar.
Skuadra e Barcelonës po përballet me lëndime të shumë futbollistëve këtë edicion, sidomos në repartin e sulmit.
Martin Braithwaite, Kun Aguero dhe Ansu Fati janë aktualisht tre sulmuesit e lënduar të Barçës.
Sipas mediave spanjolle, Fati është afër rikthimit nga lëndimi dhe Xavi beson se ai do të jetë i gatshëm për sfidën ndaj Bayernit.
Barcelona do të zhvillojë ndeshjen vendimtare ndaj Bayernit më 8 dhjetor, sifë ku pritet të jetë në stol Fati.
Sfida kundër ‘Bavarezëve’ do të jetë vendimtare për fatin e ‘Blaugranëve’ në Ligën e Kampionëve.