Mbrojtësi nga Kosova, Leart Paçarada, me St. Paulin rikthehen në krye të tabelës në Bundesliga II.
Për Paçaradën ka qenë ndeshje emocionale, sepse u takua me ish ekipin e tij, Sandhausen, ku kishte kaluar shumë vite të suksesshme.
St. Pauli shënoi fitore me rezultat 3:1 ndaj Sandhausenit.
Futbollistët Burgstaller (2'), Kyereh (14' e 79') realizuan për St. Paulin dhe Hohn (67') shënoi për Sandhusenin.
Paçarada, si zakonisht luajti standard, ndërsa Bashkim Ajdini u paraqit deri në minutën e 87-të për Sandhausenin.
Ai u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 42-ë.
Pas 14 jave, St. Pauli kryeson me 29 pikë, duke lënë pas Darmstandt me 26 e Sandhausen është i 17-ti me 12 pikë.