Ajaxi ka fituar ndeshjen e pestë radhazi në Champions dhe ka siguruar kualifikimin për në raundin tjetër. Një meritë për këtë ecuri fantastike ka dhe sulmuesi i ‘Harkëtarëve’,
Sebastian Haler. 27 vjeçari ishte autori i dy golave të vetëm në sfidën kundër Beshiktashit.
Kjo bëri që Haler të shkonte në kuotën e 9 golave në 5 ndeshje në Champions këtë sezon Ai u bë lojtari i parë në historinë e Championsit që shënon kaq shumë gola në sezonin e tij debutues. Sulmuesi parakaloi yllin e Dortmundit, Erling Haland.
Gjithashtu ai mund të thyejë dhe rekordin e Ronaldos për golat na fazën e grupeve. Portugezi mban rekordin me 11 gola në sezonin 2015-16. Haler ka dhe një ndeshje në dispozicion.
Këtë sezon sulmuesi ka qenë i papërmbajtshëm dhe ka shënuar 18 gola deri më tani në të gjitha kompeticionet.