Trajneri i Milanit, Stefano Pioli, e ka lartësuar ekipin e vet për triumfin 1:0 kundër Atletico Madridit, i cili ishte i pari për kuqezinjtë në Ligën e Kampionëve këtë sezon.
Milani më në fund e shënoi fitoren e parë pas pesë ndeshjeve në Ligën e Kampionëve, pasi shumë herë ishte afër në takimet e kaluara.
Zëvendësuesi Junior Messias e vendosi ndeshjen në Wanda Metropolitani të martën, duke e shënuar me kokë golin e triumfit pas një harkimi nga Franck Kessie.
Kjo fitore e mban Milanin në garë për të kaluar në mesin e 16 më të mirëve.
Kuqezinjtë duhet ta mposhtin Liverpoolin në ndeshjen e fundit dhe të shpresojnë se Atletico dhe Porto ndahen baras për të kaluar tutje.
“Është e drejtë të festoj me lojtarët e mi, sepse ata bënë paraqitje të mrekullueshme”, tha Pioli pas ndeshjes.
“Ata luajtëm me cilësi dhe guxim dhe besuan në vete vazhdimisht. Kjo është rruga e duhur dhe e pamë një pjekuri të rëndësishme të ekipit”, shtoi ai.