Lille është larg formës së sezonit të kaluar që e shpalli kampion në Francë dhe në janar drejtuesit mund të bëjnë disa sakrifica në merkato.
Jonathan Ikone është i destinuar të largohet, pasi ka oferta konkrete dhe vetë lojtari francez dëshiron të ketë një eksperiencë të re.
Është Fiorentina klubi që insiston për 23-vjeçarin, per të cilin ofron 18 mln euro dhe është shumë pranë për të bindur drejtuesit e Lille.
Ikone ka një kontratë deri në 2023 dhe u ble në 2018 për vetëm 2 mln euro nga PSG dhe në janar pritet të shitet pothuajse 10-fish më shumë.
Sulmuesi i djathtë numëron 4 ndeshje dhe 1 gol me kombëtaren e Francës, teksa këtë sezon numëron dy gola me kampionë në fuqi të Lille.
E duan në Itali që në janar, Lille gati të dhjetëfishojë fitimet.