Në komunën e Ferizajt ka pak fusha të futbollit të madh nëpër fshatra, për çka është shqetësuese.
Një fshat që gjithmonë ka pasur fushë të futbollit është Tërn, që gjendet disa kilometra larg qytetit të Ferizajt.
Fshat që ka klubin e futbollit ”Tefik Çanga”, e cila garon në Ligën e Tretë të Kosovës.
Pamje të bukura në fushën e futbollit në Tërn
Klub që ka zhvilluar aktivitetet edhe në kohërat më të vështira, në vitet e 90-ta, duke i rezistuar pushtuesit serb.
Ajo që bie në sy, është fusha e bukur dhe një shembull që duhet të ndiqet edhe nga fshatrat tjerë, që të ndërtojnë fusha të futbollit të madh.
Në fakt, 4-5 kilometra larg Tërnit është edhe një fushë e futbollit, në Prelez të Muhaxherëve, e cila i ka dhënë shije këtij fshati.
Pamje të bukura në fushën e futbollit në Tërn
Sa më shumë fusha të futbollit nëpër fshatra siç ajo në Tërn e në Prelez të Muhaxherëve, jo vetëm që do të kemi edhe më shumë talente e rritje të cilësisë, por edhe rinia do të jetë më e shëndoshë.
Fusha në Prelez i Muhaxherëve
Është mëkat që fshatrat më të mëdha, si Gremja e Komogllava, nuk kanë fusha të futbollit të madh!