Tahir Batatina me Llapin mposhtin Drenicën në Skenderaj 

Futboll

Tahir Batatina me Llapin mposhtin Drenicën në Skenderaj 

Nga: Kemajl Goca Më: 25 nëntor 2021 Në ora: 14:56
Tahir Batatina me Llapin mposhtin Drenicën në Skenderaj 

Nuk është as hija e Drenicës në 13 javët e para të elitës së futbollit të Kosovës.

Një ditë e keqe për Drenicën apo çfarë ndodhi sot në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj.  

Llapi turpëron keq me rezultat 5:3 Drenicën.  

Drenica udhëhoqi me 1:0 me golin e Kreshnik Ukës në minutën e 24-të, por ndodhi përmbysja në 45 minutat e dytë.

Për Llapin shënuan Elvis Prençi (47’), Francisco Rivera (52’), Valmir Veliu (61’), Alef Firmino (66’) e Bujar Idrizi (68’).

Kreshnik Uka sërish shënon për Drenicën, në minutën e 83-të  90+3'-nga penalltia për rezultatin 3:5.

Kryetrajneri i Llapit, Tahir Batatina, është sikur në qiellin e shtatë, me fitoren bindëse në Skenderaj. 

Llapi ngritët në vend të katërt me 24 pikë e Drenica bie në të gjashtin me 20 sosh.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat