Kryetrajneri Ismet Munishi me Gjilanin, janë në festë të madhe, për faktin se gjunjëzojnë rivalin më të madh në elitën e futbollit të Kosovës.
Gjilani ka shënuar fitore me rezultat 1:0 ndaj Dritës, në derbin me të madh në Kosovë.
Në minutën e 48-të, Albert Dabiçaj, shënoi për fitoren e madhe të Gjilanit.
Në minutën e 79-të, Marko Simonovski i Dritës, nga afërsia nuk shënoi në portën e boshatisur të Gjilanit.
Gjilani është lider i tabelës, me gjithsej 28 pikë apo ka një pikë më shumë se Ballkani në vend të dytë dhe tre se Drita që renditet në të tretin.
Tifozët “Skifterat” janë në festë të madhe dhe në anën tjetër, dëshpërim të “Intelektualët e Dritës” dhe kryetrajneri Ardian Nuhiu.
Munishi me Gjilanin me të suksesshëm në derbin e madh, të rivalëve të një qytetit, që luajnë në njëjtin stadium. Gjilani në festën kuq e bardhë.
BKT Superliga
Drenica - Llapi 3:5
Ballkani - Malisheva 2:0
Prishtina - Feronikeli 2:0
Gjilani - Drita 1:0
Dukagjini - Ulpiana 1:1
Tabela
1. Gjilani 15 7 7 1 19:12 28
2. Ballkani 15 7 6 2 20:13 27
3. Drita 15 7 4 4 14:10 25
4. Llapi 15 7 3 5 25:19 24
5. Prishtina 15 5 6 4 17:13 21
6. Drenica 15 6 2 7 20:19 20
7. Ulpiana 15 4 5 6 16:24 17
8. Dukagjini 15 3 7 5 11:13
9. Malisheva 15 4 3 8 12:15 15
10. Feronikeli 15 3 1 11 5:21 10
Në javën e ardhshme do të takohen: Drita - Dukagjini, Ulpiana - Prishtina, Feronikeli - Ballkani, Malisheva - Drenica dhe Llapi - Gjilani.