Barcelona dëshiron transferimin e sulmuesit të Baselit

Futboll

Barcelona dëshiron transferimin e sulmuesit të Baselit

Më: 25 nëntor 2021 Në ora: 15:19
Arthur Cabral.

Gjiganti spanjoll është duke u përballur me lëndime të shumë futbollistëve.

Skuadra e Barcelonës momentalisht ka tre sulmues që po vuajnë nga lëndimet: Martin Braithwaite, Sergio Aguero dhe Ansu Fati.

Mungesat e shumta në repartin e sulmit kanë shtyerë drejtuesit e klubit ‘Blaugranë’ që të tentojnë transferimin e një sulmuesi në merkaton e dimrit.

Sipas ‘Goal’, gjiganti spanjoll është duke konsideruar transferimin e futbollistit të Baselit, Arthur Cabral.

Carbal po shkëlqen këtë edicion me ekipin e tij, ku ka realizuar 23 gola në 24 ndeshje të luajtura, duke bërë kështu që shumë ekipe të shprehin interesim për të.

Thuhet se Xavi ka dhënë dritën e gjelbërt për transferimin e Cabral dhe klubi do të bëjë përpjekje maksimale për blerjen e tij në janar.

Çmimi i 23-vjeçarit llogaritet të jetë rreth 15 milionë euro, ndërsa Barça duhet të shesë disa futbollistë fillimisht para se të transferojë atë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat