Të rinjtë dhe të rejat pak ose fare nuk kanë njohuri se si kanë ekzistuar ligat në fillim të viteve të 90-ta pas ndarjes nga ish Jugosllavia.
Fillimisht Kampionati i parë i Pavarur i Kosovës, startoi me 20 ekipe (mbeten 19 ekipe), ndërsa në edicionin 1992-1993 ndahen në katër grupe me nga 8 ekipe: Grupi i Prishtinës, Mitrovicës, Gjakovës dhe Ferizajt. Në vitet e mëvonshme ka pasur raste kur ndonjë Grup ka pasur më shumë ekipe.
Në edicionin 1993-1994, Ferizaj ishte kampion i Grupit të Ferizajt. Ferizaj kishte tubuar 36 pikë, duke lënë pas Kitkën e Hogoshtit me 26.
Tabela përfundimtare në edicionin 1993-1994
Ferizaj e Kika siguruan play-off-in.
Gjysmëfinalet
Kitka ‑ Flamurtari 0:1
Dukagjini ‑ Feronikeli 3:1
Finalja
Dukagjini ‑ Flamurtari 1:0
Dukagjini është kampion i Kosovës për edicionin 1993-1994.
Grupi i Ferizajt përbëhej nga këto ekipe: Ferizaj, Kitka (Kika) e Hogoshtit, Drita e Gjilanit, Ulpiana e Lipjanit, Unitedi i Sadovinës, Tefik Çanga nga Tërni, IMK Çeliku i Ferizajt, Lepenci nga Kaçaniku dhe Vjosa e Shtimes.