Leipzig fitoi 0:5 në transfertë ndaj Club Brugge.
Kjo ishte fitorja e parë për gjermanët këtë sezon në Champions dhe entuziazmi gjatë ndeshjes ishte i madh. Megjithatë jo të gjithë ishin të lumtur për rezultatin.
Një nga tifozët e Klub Bryzh tentoi të godiste lojtarët me një gotë birrë, por nuk ia doli dot.
Mbrojtësi i Leipzig , Josko Gvardiol kërceu mbi lojtarët dhe me kokë e largoi rrezikun. Ky episod shkaktoi të qeshura në rrjet përpos rezultatit të thellë të miqve.
Me këtë fitore Lajpcig shkoi në kuotën e 4 pikëve,por ngelet ende në vendin e fundit në grupin A.
Joško Gvardiol headbutting a pint of beer thrown at the Leipzig players 😆🍺pic.twitter.com/Gl0YdgPw3v
— Gilles 🇳🇬🏴 (@_Grimanditweets) November 25, 2021