Adama Traore është në merkato madje ka dhe një çmim.
Sulmuesi spanjoll që pëlqehet nga shumë klube tani mund të jetë i lire të zgjedhë ekipin e ardhshëm pasi Wolverhampton ka vendosur ta shesë.
Në verë drejtuesit kishin refuzuar disa oferta por tani mendojnë se me shitjen e tij mund të bëhen 2-3 goditje për të përforcuar skuadrën.
Liverpooli është ekipi më pranë Traore dhe për ta marrë në janar duhet të paguajë 50 mln Euro që gjithsesi është një çmim i lartë për “The Reds”.