Kosova lufton deri në fund por mbetet pa pikë në duel me Poloninë 

Futboll

Kosova lufton deri në fund por mbetet pa pikë në duel me Poloninë 

Nga: Kemajl Goca Më: 25 nëntor 2021 Në ora: 17:55
Kosova lufton deri në fund por mbetet pa pikë në duel me Poloninë 

Kombëtarja e Kosovës luftoi deri në pikën e fundit por nuk arriti që të nxjerrë rezultat të favorshëm në përballje me Poloninë, në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Polaket shënuan fitore me rezultat 2:1 ndaj vashave Dardane, në kuadër të xhiros së pestë të kualifikueseve për Kampionatin Botëror.

Futbollistet tona avancuan në minutën e 4-të. Liridona Syla shënon pas asistimit të Donjeta Halilajt.

Image

Në minutën e 18-të, Gec realizoi nga afërsia pas një reagimit të dobët të mbrojtjes tonë. 

Wiankowska në minutën e 35-të thuajse u harrua nga mbrojtja jonë, e cila nga afërsia e fërfëllon topin në rrjetë, 1:2. 

Image

Në minutën e 89-të, Erleta Mehmeti pati rastin më të mirë, doli vetëm por gjuan drejt në portieren rivale.

Edhe polaket patën rast ideal në çastet e fundit, por me fat vashat tona. 

Polonia kryeson Grupin F me 11 pikë, ndërsa Kosova është në vend të pestë me 4 pikë. 

Polonia pati më shumë nga loja, ndërsa në radhët tona, Erleta Mehmeti, disa herë ishte kërcënim për rivalen. 

Selektorja Afërdita Fazlija, megjithëse nuk nxori rezultat të mirë, me angazhimin e vashave gjithsesi se duhet të jetë e kënaqur..

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat