Duke filluar nga ora 18:45, në fushë do të zbresin 16 skuadra për 8 përballjet e para të Ligës së Europës.
Sytë do të jenë nga Grupi E aty ky Lacio, Marsejë dhe Gallatasari do të luftojnë deri në fund për të kaluar grupin. Bardhekaltrit do të luajnë në transfertën e Rusisë ndaj Lokomotiv Moskës. Në fushë do të jenë titullar Tomas Strakosha dhe Elseid Hysaj duke konfirmuar besimin e trajnerit Sarri.
Po në këtë grup, Gallatasari pret në shtëpi Marsejën në një sfidë që pritet të jetë e zjarrtë.
Në takimet e tjera, Bajer Leverkusen do të luajë në shtëpi përballë Sëlltikut, ndërsa Ferencaroshi i Uzunit luan në transfertën e Spanjës kundër Betisit. Një ndeshje pa objektiva për hungarezët, ndërsa Uzuni nuk është grumbulluar për shkak dëmtimi.
Në Grupin H, mesfushori shqiptar Arijan Ademi do të luajë titullar për Dinamon e Zagrebit në sfidën ndaj belgëve të Genkut ndërsa po në këtë grup, Uest Hemi përballet në transfertë me Rapidin e Vjenës.