Denis Zakaria nuk do të presë verën e ardhshme për t’u larguar nga Borussia M’Gladbach.
Mesfushori zviceran është në fund të kontratës me klubin e Bundesligës dhe ua ka bërë të qartë drejtuesve se dëshiron të largohet.
Për të është Juventusi që ka shtuar presionin.
Sepse e do lojtarin që në janar për të përforcuar skuadrën dhe kundrejt një oferte 4-5 mln euro, Borussia mund të pranojë për të mos e humbur me parametër zero në verë.