Lazio ka shënuar fitore me rezultat 3:0 ndaj skuadrës ruse Lokomotiva, në ndeshjen që u zhvillua në Moskë.
Futbollisti Çiro Immobile ka qenë i saktë dy herë nga penalltia, në minutën e 56-të e në të 63-tën dhe Pedro realizon në minutën e 87-të.
Portieri Tomas Strakosha dhe mbrojtësi Elseid Hysaj, u paraqitën titullarë, duke treguar lojë të mirë karshi skuadrës moskovite.
Vedat Muriqi futet në lojë në minutën e 66-të, duke kontribuar sado kudo për fitoren e skuadrës nga Roma.
Hysaj, Strakosha e Muriqi me Lazion kualifikohen në të tetën e finales të Europa League.
Galatasaray renditet në vendin e parë në Grupin E me 11 pikë, pasojnë Lazio me 8, Marseille 4 e Lokomotiva e Moskës me 1 sosh.