Bayer Leverkusen bën përmbysje spektakolare në 10 minutat e fundit. Bayer humbjen e shndërron në fitore me rezultat 3:2 ndaj Celtic-ut nga Skocia.
Futbollisti nga Kosova, Albian Ajeti, u paraqit në 14 minuta e fundit përkatësisht nga minuta e 76-të për Celtic-un.
Për Celtic shënuan Juranoviq (40'), Jota (56') e për Bayer-in Andrich (16' e 82’) e Diaby (87’).
Bayer është në vend të parë me 13 pikë pas pesë xhirove në Grupin G të Europa League, pasojnë Betis me 10, Celtic me 6 e Ferencvaros është në fund me 0 pikë. Celtic humb të gjitha shpresat për vend të dytë.