Gati firma

Futboll

Gati firma

Më: 26 nëntor 2021 Në ora: 11:19
Gati firma

Suksesi i Piolit me Milanin, nuk mund të anashkalohej nga drejtuesit kuqezi, të cilët kanë gati rinovimin e kontratës.

Sipas mediave italiane, Stefano Pioli do të nënshkruajë një kontratë të përmirësuar 2 vjeçare ditën e premte.

“Calciomercato.com” bën të ditur se trajneri është i gatshëm ta nënshkruajë kontratën e re që nesër dhe pritet të përfitojë rreth 3.5 milionë euro në sezon plus bonuse.

Nën drejtimin e Piolit, Milani ka krijuar një identitet në fushën e lojës, duke shmangur kështu kohërat më të errëta.

Aktualisht Milani ndodhet në vendin e parë në kampionat së bashku me Napolin, si dhe do të luajë shansin e artë të kualifikimit në Uefa Champions League.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat