Flitet për ndryshime...

Futboll

Flitet për ndryshime...

Më: 26 nëntor 2021 Në ora: 11:51
Flitet për ndryshime...

Bordi i Shoqatës së Futbollit ndërkombëtar (IFAB) ka vendosur që të kërkojë që kryerja e pesë zëvendësimeve në një ndeshje futbolli të qëndrojë si normë e përhershme.

Kërkesa do të bëhet zyrtare në mbledhjen e përgjithshme të planifikuar marsin e ardhshëm (4 dhe 5 mars në Zyrih).

“Pas paraqitjes së kësaj mundësie, për shkak të kalendarit të ngjeshur si pasojë e pandemisë, IFAB ka marrë në konsideratë – pas propozimeve të konfederatave, shoqatave, ligave dhe palëve të tjera kryesore të interesuara – për ta futur këtë normë përgjithmonë në rregulloren e lojës për edicionin 2022/23.

 Anëtarët ranë dakord që kompeticione të ndryshme, në mënyrë individuale, të vendosin të rrisin numrin e zëvendësimeve që mund të bëhen, sipas nevojave dhe rrethanave, duke ruajtur kufizimin aktual prej tri hapësirave kohore për të kryer zëvendësimet”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat