Christian Pulisic mund të jetë duke luajtur sezonin e fundit me Chelsean, ndoshta madje këto janë ditët e fundit si lojtar i bluve.
Sipas El Nacional, Chelsea është duke menduar ta shesë në vitin 2022 dhe mund të ndodhë në afatin kalimtar të janarit nëse vjen oferta e duhur.
Barcelona është njëra mes disa klubeve kinse të interesuara për lojtarin që Chelsea kërkon 42 milionë funte.
23-vjeçari po luan sezonin e tretë me Chelsean.
Ai këtë edicion ka bërë vetëm 6 paraqitje, ka shënuar 2 gola.