Roma arriti një fitore bindëse mbrëmë ndaj Zorya Luhansk në kuadër të Conference League.
Skuadra e Mourinhos fitoi me rezultat 4-0 falë golave të Carles Perez, Nicolo Zaniolos dhe Tammy Abraham (2x).
Pas ndeshjes, Mourinho u shpreh i lumtur me paraqitjen e lojtarëve të tij.
“Sinjali i parë pozitiv ishte se ne kishim përgjegjësinë për të fituar këtë lojë dhe për të vazhduar në garë”.
“Mendoj se bëmë shumë mirë që në minutën e parë, mund të kishim shënuar gjashtë apo shtatë gola”.
“Zorya nuk është ekip i nivelit më të lartë, por ata janë agresivë dhe kishin një cilësi të mirë individuale”.
“Ne patëm disa paraqitje të shkëlqyera individuale sot dhe jemi të lumtur që përparojmë”, tha Mourinho.