Stefano Piolido të qëndrojë te Milani, të paktën deri në vitin 2023, me opsionin për ta zgjatur marrëveshjen edhe për një sezon tjetër. Trajneri kuqezi nënshkroi kontratën e re në prani të të gjithë drejtuesve të Milanit dhe do të arkëtojë 3.5 milionë euro në sezon, që me bonuset mund të shkojnë deri në 4 milionë.
Kanë kaluar më pak se dy vjet nga humbja turpëruese me pesë gola të pësuar në Bergamo. Pioli, në atë kohë, ishte thuajse i larguar, me hijen e Ragnikut që e përndiqte kudo.
Tashmë skuadra kuqezi është rikthyer në Ligën e Kampionëve dhe konkurron në nivele të larta në Serinë A, ku sezonin e kaluar mori edhe kryesimin në një moment.
Rritje në lojë, ndërgjegjësim për vlerat e skuadrës dhe rezultate pozitive, që e bindën Milanin për ta shpërblyer Piolin me kontratë të re, duke i ofruar pothuajse dyfishin e pagës.