Veteranët udhëtojnë në Durrës, të dielën ndeshja me Shqipërinë për nder të 28 Nëntorit.
"Kombëtarja e veteranëve të Kosovës ka udhëtuar sot drejt Durrësit, ku do të luajë ndeshjen kundër Kombëtares së veteranëve të Shqipërisë.
Pjesë e ekspeditës është edhe presidenti Ademi.
Kjo përballje e vëllezërve do të zhvillohet në kuadër të festimit të 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit. Ndeshja zhvillohet të dielën në orën 11:30", njofton FFK.