Mbrojtës i Manchester City-t, Oleksandr Zinchenko është një ndër objektivat e Newcastle për të përforcuar skuadrën që gjatë merkatos së janarit.
24-vjecari ka përfunduar në stol, pasi trajneri Pep Gaurdila preferon Joao Cancelon para tij.
Ukrainasi është aktivizuar vetëm 56 minuta në kampionat këtë sezon dhe me shumë mundësi do te largohet nga Citizens.
Newcastle kërkon përforcues në repartin e prapavijës dhe Zinchenko duket alternativa e duhur. Pronarët e rinj të klubit të Newcastle do të synojnë ta marrin lojtarin fillimisht në formë huazimi në merkaton e dimrit, për ta blerë përfudnimisht në fund të sezonit.