Mbrojtësi i djathtë, Tome Kitanovski nuk është më futbollist i FC Shkupit, pasi që ndërpreu bashkëpunimin me marrëveshje të dyanshme, me skuadrën nga Çairi.
Mbrojtësi 29-vjeçar nga Manastiri erdhi te skuadra e FC Shkupit, nga radhët e Maqedonisë Gjorçe Petrovit, por nuk kishte asnjë mundësi që të dëshmojë kualitetin e tij, andaj në janar do të kërkojë skuadër tjetër.
Mbrojtësi Kitanovski e nisi karrierën te Pelisteri, prej nga u transferua te Universitatea Kraiova. Më pas ka luajtur për skuadrat e Vozhdovacit, Mladost Luçanit, Istra 1961, Sllaven Belupos, Sabaill-it dhe “Kukësin, para rikthimit në LIgën e Parë te skuadra e Makedonija Gjorçe Petrovit.
Kujtojmë se Kitanovski luajti në duelin me Lapin dhe në duelin e parë me Santa Klara, në eliminatoret për Konferencën e UEFA-s, por në kampionatin e Maqedonisë regjistroi 2 paraqitje, në të cilat luajti gjithsej 17 minuta.