Këtë fundjavë, zhvillohen ndeshjet e xhiros së 16-të të Superligës së Kosovës.
Janë deleguar gjyqtarët që do t’i drejtojnë duelet e kësaj javë në elitën e futbollit.
Ndeshja kryesore do të zhvillohet të dielen, në mes Llapit dhe Gjilanit.
Kjo ndeshje i është besuar Genc Nuzës, me asistentët, Fatlum Berisha dhe Bujar Selimaj, ndërsa gjyqtari i katërt do të jetë, Vigan Ibërdemaj.