FC Llapi është dënuar më gjobë prej 1 mijë eurove nga Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Kosovës.
Komisioni disiplinor i shkallës së parë në përbërje në mbledhjen e mbajtur me datë 26.11.2021 shqyrtoi procedurat e hapura nga Komisioni i Garave pas përfundimit të ndeshjeve të xhiros së 15-të të BKT Superligës, xhiros së 13-të të VIVA FRESH Ligës së Parë, Grupi A dhe Grupi B, si dhe të xhiros së 14 të Superligës së juniorëve edicioni 2021-2022.
Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve dhe incizimeve televizive ndaj klubit të Llapit mori këtë vendim:
''FC ”Llapi”. Në minutat 1 dhe 3, simpatizuesit vendas kanë hedhur mjete piroteknike tymuese në afërsi të flamurit të kornerit, ndërkaq në minutat 50,54 dhe 80 kanë ofenduar në kor ekipin mysafir.
Sipas raportit të delegatit të ndeshjes së xhiros së 14 të BKT Superligës, Llapi-Ballkani dhe xhirimeve televizive. Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika C të Rregullores disiplinore; Dënohet me gjobë ne shumë prej 1000 euro.
Afat i pagesës është 8 tetë ditë kur vendimi bëhët I i plotfuqishëm. (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1)''.