Emri i Zinedine Zidane është përfolur shumë për stolin e PSG-së, me Mauricio Poçetinon që do të marrë drejtimin e Mançester Junajtid sipas gjasave.
Lajmi u hodh poshtë nga drejtori sportiv Leonardo i cili u shpreh se kishte respekt për Zidanen, por nuk ka pasur asnjë kontakt mes francezi dhe klubit parisien. Por për të hedhur gjithçka poshtë, ka menduar pjesëtari i familjes mbretërore që ka në pronësi PSG-në.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Khalifah Bin Hamad Al-Thani ka zyrtarizuar marrëveshjen me ish-teknikun e Realit duke shkuar “Mirë se vjen Zizu”.
Postimi ka marrë dhenë, pasi më parë Al-Thani zyrtarizoi dhe marrëveshjen e PSG-së me Mesin në verë e cila u konfirmua vetëm pak orë më pas nga vetë klubi.
Al-Thani shihet si një burim i besueshëm nga tifozët dhe statusi i tij ka shkaktuar trazira në rrejtet sociale ku tifozët e PSG janë entuziazmuar së tepërmi.