Legjenda e futbollit gjerman Lothar Matthaus, i cili ishte një nga mysafirët në shortin e sotëm për fazën kualifikuese për Kampionatin Botëror, zgjedh Grupin C si më të vështirin në rrugën drejt Katarit.
“Oooo, çfarë grupi C. Sigurisht që është grupi më i vështirë. Italinë apo Portugalinë, njërën nuk do të shohim në Katar.
Do të jetë shumë interesante në këto dy ndeshje. Mos e fshini para kohe as Maqedoninë, e cila mendoj se do të luajë futboll të mirë me Italinë. Pra, të gjithë e pamë se Maqedonia e mundi Gjermaninë në kualifikuese”, tha Matthaus pas shortit të sotëm në Zurich.
Grupi A
Skoci-Ukrainë
Uells-Austri
Finale: Fitueset
Grupi B
Rusi-Poloni
Suedi-Republika Çeke
Finale: Fitueset
Grupi C
Itali-Maqedoni e Veriut
Portugali-Turqi
Finale: Fitueset