John van’t Schip largohet një muaj përpara

Futboll

John van’t Schip largohet një muaj përpara

Më: 26 nëntor 2021 Në ora: 18:28
John van’t Schip largohet një muaj përpara

John van’t Schip largohet një muaj përpara!

John van’t Schip nuk është më trajneri i Greqisë. Holandezo-kanadezi qëndronte në stolin e kombëtares greke prej korrikut të vitit 2019.

Faza eliminatore e Botërorit Katar 2022 nuk shkoi mirë, Greqia grumbulloi vetëm 10 pikë në grupin B (vendi i tretë), aty ku bënte pjesë edhe Kosova.

57-vjeçari kishte kontratë deri në ditën e fundit të këtij viti, por nuk ka pritur dhe ka vendosur të largohet sot nga drejtimi i helenëve/

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat