Barcelona mbetet në garë për të nënshkruar me mesfushorin e Manchester United , Paul Pogba, pavarësisht se Xavi nuk ishte i etur për transferimin.
Sipas “El Nacional” , preferenca e Xavi është që zyrtarët e klubit të anulojnë çdo lëvizje për playmaker gjatë muajve të ardhshëm.
Trajneri i sapoemëruar thuhet se është i kënaqur me opsionet e tij në mesfushë në “Camp Nou” dhe Pogba nuk është në planet e tij.
Ndërkohë, United thuhet se ka pranuar që nuk do të jetë në gjendje të bien dakord për një kontratë të re me lojtarin.