Angel di Maria, mesfushori i Paris Saint Germain, thotë se edhe për këtë vit, Topin e Artë do t’ia jepte shokut të skuadrës tani te PSG dhe te Argjentina që shumë vite, Lionel Messit.
Messi e fitoi Kupën e Mbretit me Barcelonën sezonin që lamë pas, që ishte sezoni i tij i fundit në “Camp Nou”.
Dhimbje në kyçe? Egziston një ilaç i thjeshtë Shtëpie!
Qershia mbi torte ishte triumfi në Kupën e Amerikës me Argjentinën, trofe që Messi e kërkonte që një dekadë.
Nëse Messi e meriton të fitojë Topin e Artë?
“Po, mendoj se po. Ai ka pasur një vit shumë të rëndësishëm në karrierën e tij. Fitimi i Kupës së Amerikës me vendin e tij janë vërtet gjëra që më në fund kanë arritur në Kombëtare. Për këtë arsye e meriton”, u shpreh Di Maria.
Nëse Messi është i lumtur në Paris…
“Po, ai është i lumtur. Familja e saj përshtatet mirë, fëmijët e saj argëtohen në shkollë. Ai tashmë ka gjetur një shtëpi. Ai është përshtatur mirë me njerëzit e klubit. Është normale në futboll të duhet kohë për t’u përshtatur. Nuk ka qenë e lehtë për të“.
Messi kandidatin më të fortë për këtë trofe e ka sulmuesin e Bayern Munich, Robert Lewandowski, derisa në garë janë edhe Jorginho i Chelsea, Kylian Mbappe, Karim Benzema.