Uruguai vazhdon të jetë në kërkim të një trajneri të ri pasi i dha fund bashkëpunimit që zgjaste prej 15 vitesh me mjeshtrin Oscar Tabarez i cili u shkarkua për shkak të rezultateve të dobëta.
Prioritet i Federatës Uruguaiane të Futbollit për stolin e kombëtares celeste është trajneri aktual i River Plate Marcelo Gallardo, kampion i freskët i Argjentinës.
Presidenti i Federatës Wilmar Valdez sëfundmi ka udhëtuar drejt Argjentinës për të biseduar personalisht me Gallardon dhe për ta bindur të ulet në stolin e 2-herë kampionëve të botës.
Kontrata e Gallardos me River Plate skadon në fund të këtij viti dhe ai ende nuk ka rinovuar me Los Millinarios ndërkohë që emri i tij është lidhur edhe me klube të mëdha europiane, teksa u përfol edhe për të pasuar Ronald Koeman te Barcelona.