Vllaznia synon fitoren e radhës

Futboll

Vllaznia synon fitoren e radhës

Më: 27 nëntor 2021 Në ora: 11:14
Vllaznia synon fitoren e radhës

Faza e dytë për Vllazninë nis ndaj Laçi-t, të shtunën në “Loro Boriçi”, me sfidën që luhet në orën 19:45. Fitorja 3:1 ndaj Kastriotit në javën e fundit të fazës së parë, mund t’i shërbejë si pikë kthese shkodranëve të cilët për momentin kanë lënë pas ecurinë me tri javë pa fitore, 2 humbje dhe 1 barazim.

Në krahun tjetër është Laçi, kurbinasit janë një prej skuadrave më në formë të momentit, ku në pesë javët e fundit kanë koleksionuar 10 pikë, duke rikuperuar shumë në renditje dhe vjen pas barazimit 1-1 ndaj Partizanit.

Është një fakt, që të dyja skuadrat përjetuan një fazë të parë me shumë ulje-ngritje, duke mos e krijuar ende identitetin e këtij sezoni, ndërsa tani, në fillimin e fazës së dytë, llogaritë kanë nisur dhe gabimet duhet të minimizohen.

Objektivi fitore është në të dyja kampet dhe kjo është e dallueshme për vetë renditjen, Vllaznia e cila qëndron në vendin e tretë me 13 pikë, ndërsa Laçi në vendin e 5 me 12 pikë, me një diference prej vetëm 1 pike midis skuadrave. Ndeshja e fazës së parë, e cila ishte dhe premiera e sezonit, dhuroi një spektakël të vërtetë, me plotë 8 gola, ku Vllaznia mori tri pikët e pare falë fitores 3:5.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat