Sergio Ramos pritet që të debutojë me Paris Saint-Germainin të dielën.
Ramos kaloi si lojtar i lirë te PSG në afatin kalimtar të verës, por ende nuk ka arritur të luajë shkaku i lëndimeve.
Mbrojtësi spanjoll ishte i grumbulluar në takimin e fundit ndaj Manchester Cityt në Ligën e Kampionëve, por nuk u inkuadrua në lojë.
Por, 35-vjeçari debutimin pritet ta bëjë nesër (e diel), në ndeshjen ndaj St. Etiennet në Ligue 1.
PSG këtë ndeshje e luan në udhëtim, teksa është e vlefshme për javën e 15-të në elitën e futbollit francez.