Një akord me një klub tjetër?

Futboll

Një akord me një klub tjetër?

Më: 27 nëntor 2021 Në ora: 11:23
Një akord me një klub tjetër?

Andre Onana është shumë pranë Interit si një transfertë me parametër zero dhe në Itali e kanë bërë të sigurt nënshkrimin e tij në shkurt me zikaltrit.

Portieri i Ajaksit është rikthyer me holandezët në ndeshjen e tyre në Champions League, pasi i përfundoi pezullimi prej 8 muajsh. Kamerunasi foli për të ardhmen e tij duke pohuar largimin:

“Kur e hap një portë duhet edhe ta mbyllësh dhe unë mendoj se tani ka ardhur momenti për të ikur”. 25-vjeçari ka mohuar akordin me një tjetër klub, por ka dhënë sinjale duke mos e përmendur emrin e Interit te refuzimet.

“Çdo ditë lexoj artikuj për veten. Si fillim Arsenali, pastaj Lyoni, që i kam refuzuar. Një akord me një klub tjetër? Kam akoma një kontratë me Ajaksin që do ta respektoj”, përfundoi Onana.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat