Borussia Dortmund humbi 3-1 përballë Sportingut të Lisbonës, rezultat që solli eliminimin e verdhezinjve nga Champions League dhe kalimin në raundin e 1/16-ve në Europa League.
Marco Rose ka marrë një lajm shumë të mirë nga infiermieria. Ylli i Dortmund, Erling Haaland ka lënë pas krahëve problemet në shpinë dhe është rikthyer në dispozicion të trajnerit pas një muaji mungesë.
Bomberi viking, autor i 13 golave deri në këtë fazë të sezonit, ka humbur shtatë ndeshjet e fundit si pasojë e dëmtimit.
Norvegjezi është rikuperuar dhe mund të zbresë në fushë në takimin e radhës në kampionatin gjerman të futbollit.
Dortmund luan nesër në mesditë në transfertë kundër Wolfsburg, teksa renditet në vend të dytë në Bundesliga me vetëm 1 pikë më pak se Bayerni kryesues.