Besa - Vëllaznimi, sfida e rivalëve të vjetër

Futboll

Besa - Vëllaznimi, sfida e rivalëve të vjetër

Më: 27 nëntor 2021 Në ora: 11:38
Besa - Vëllaznimi, sfida e rivalëve të vjetër

Liga e Parë në futbollin e Kosovës vazhdon sot me ndeshjet e javës së 14-të dhe të fundit për këtë vit.

Në program për t'u zhvilluar sot janë nëntë ndeshje, të cilat njëherit do të mbyllin edhe stinorin vjeshtor.

Liria - Rahoveci, Trepça '89 - Istogu, A&N - Onix, Drenasi - Trepça dhe Besa - Vëllaznimi janë ndeshjet që zhvillohen sot në kuadër të Grupit A.

Kurse, katër përballjet e Grupit B janë: 2 Korriku - Flamurtari, Ramiz Sadiku - Vushtrria, Vllaznia (P) - Fushë Kosova dhe Kika - Vitia.

Të gjitha ndeshjet janë të parapara për të nisur në ora 13:00.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat