Kampioni aktual i Maqedonisë së Veriut, skuadra e Shkendijës nga Tetova, tashmë ka rënë dakord për përforcimin e parë dimëror.
Gjegjësisht, në Tetovë vjen Pa Omar Jobe, reprezentuesi i Gambisë i cili në dy sezonet e fundit ka luajtur për skuadrën e Sheikh Jamal nga Bangladeshi.
Statistikat tregojnë se Jobe është një sulmues i mirë, për 23 ndeshje këtë sezon ka shënuar 19 gola dhe ka pasur 4 asistime.
Një lojtar klasik, 185 cm i gjatë. Është vetëm 22 vjeç, është i shpejtë, shpërthyes, di të shënojë gola.
Megjithatë, mbetet të shihet sesi afrikani do të përballojë sulmin ndaj Shkendijës, ku ka konkurrent Gurin, Dorievin, Hebajn, Elezin, Nafiun, Shalën...