Futbollisti i ri i skuadrës së ligës së parë malazeze, Jezero, Mirza Gjurgjeviq (21-vjeç), ka humbur jetën në një aksident komunikacioni.
Ai është aksidentuar në vendin Sjerogoshce afër Kollashinit dhe përkundër përpjekjeve të mëdha të mjekëve, ai ka ndërruar jetë.
Futbollisti u lëndua rëndë në një aksident komunikacioni, i cili u transportua në Spitalin e Përgjithshëm në Bjellopole, e më pas në Urgjencën e Qendrës Klinike të Malit të Zi, ku ishte në komë, por nuk i mbijetoi lëndimeve.
“Mali i Zi është i pikëlluar. Si pasojë e një aksidenti trafiku ka ndërruar jetë ish-nxënësi i shkollës tonë, Mirza Gjurgjeviq”, shkruan mes të tjera KF Buduçnosti.