Gjiganti spanjoll duket se do të përforcohet shumë në fund të edicionit.
Këtë gjë e ka konfirmuar në një mënyrë edhe trajneri Carlo Ancelotti, i cili tha se Perez ka synime të qarta për merkaton e ardhshme.
“Le të flasim për Mbappé dhe Haaland më vonë. Disa kohë më parë do të isha përgjigjur ndryshe, por kam hyrë në një moment të jetës sime ku preferoj të jem në paqe me botën, nuk kam kohë për mosmarrëveshje”.
“Thirrja e Real Madridit ishte një surprizë e mahnitshme. Nëse do të ishte në dorën time, do të qëndroja përgjithmonë, nuk ka vend më të mirë se Real Madridi për futboll”.
“Gjithçka mbetet e njëjtë këtu, përveç trajnerëve. Gazetarët, fizikantët, punëtorët e magazinës janë gjithmonë të njëjtë, po kështu është edhe vizioni i klubit. Në një vit, në fund të dhjetorit 2022, do të kemi një stadium të ri dhe Florentino ka synime serioze për korrikun”.
Real Madrid, Barcelona dhe Juventus janë ende të përfshirë në Superligë dhe Ancelotti shpjegon pse ideja ka kuptim.
“Futbolli duhet të ndryshojë shpejt”, tha ish-trajneri i Milanit.