Superliga e Shqipërisë vazhdon sot me dy ndeshje tejet interesante, të vlefshme këto për xhiron e 10 të sezonit të ri 2021/22.
Ndeshja hapëse e programit të sotëm do të jetë mes skuadrës së Skënderbeut dhe liderit të tabelës Tiranës, ndeshje kjo që zhvillohet me fillim nga ora 16:45.
Ndërkaq, ndeshja e fundit dhe përmbyllëse e ditës së sotme do të zhvillohet nga ora 19:45, ku skuadra e Vllaznisë e pret në shtëpi atë të Laçit.
Momentalisht, pas nëntë ndeshjeve të zhvilluara, tabelën e kryeson Tirana me gjithsej 20 pikë, krahas kundërshtarit të sotëm Skënderbeut që zë vendin e nëntë në tabelë me gjithsej shtatë pikë.
Në anën tjetër, Vllaznia pozicionohet në vendin e tretë me 13 pikë të arkëtuara, një më shumë se kundërshtari i sotëm Laçi që zë vendin e gjashtë në tabelӕ.
Programin e plotë të ndeshjeve në Superligën e Shqipërisë e gjeni më poshtë.
16:45 Skënderbeu – KF Tirana (Stadiumi i Skënderbeut)
19:45 Vllaznia – Laçi (Stadiumi Loro Boriçi)