Empoli zhvilloi takimin e radhës ndaj Fiorentinës në kuadër të xhiros së 14’të të Serie A, shkruan Insporti.
Empoli arriti ta mposhtë Fiorentinën me rezultat 2:1.
Golin për mysafirët e shënoi Vllahoviq, teksa për Empolin shënoi Bandinelli dhe rrjetën për golin e fitores e gjeti Pinamonti në minutën 89’ të takimit.
Nga minuta e 58’të për Empolin u paraqit edhe Nedim Bajrami, i cili nga Sofa Score u vlerësua me notën 7.4. Teksa mungoi mbrojtësi ‘kuqezi’, Ardian Ismajli.
Me këtë fitore Empoli rënditet në pozitën 10 me 19 pikë, ndërsa Fiorentina me 21 pikë rënditet në pozitën 8.