Liverpooli shfryhet me rezultat 4:0 ndaj Southamptonit, në ndeshjen e javës së 13-të të Premier League.
Reprezentuesi i Shqipërisë, Armando Broja, me Southamptonin nuk i rezistuan ekipit të "Reds-ave".
Gjithçka u vulos në 45 minutat e parë, kur u shënuan tre gola përmes futbollistëve Jota në minutën e 2-të e 32-të dhe Thiago (37').
Van Dijk në minutën e 52-të shënon gol të bukur nga rreth 20 metra në këndin e epërm të majtë, thellon fitoren në 4:0.
Chelsea kryeson me 29 pikë por ka një ndeshje me pak e një pikë më shumë se Liverpooli në pozitën e dytë. Southampton zë vendin e 14-të me 14 sosh.