Atalanta shpesh herë është e papërshtatshme për Juventusin, ashtu ishte edhe sonte në Torino, duke shënuar fitore me rezultat 1:0.
Në minutën e 28-të, reprezentuesi i Shqipërisë, Berat Gjimshiti me mjeshtri asistoi deri te futbollisti Duvan Zapata, i cili futet brenda 16-shit e me goditje të fuqishme shënoi në pjesën e epërme.
“Zonja e Vjetër” u errësua nga ky gol dhe nuk ia doli që të barazon përkundër orvatjeve deri në minutën e fundi.
Në minutën e 85-të, Gjimshiti u ndëshkua me karton të verdhë.
Pas javës së 14-të në Serie A, Atalanta renditet në vend të katërt me 28 pikë e ka 7 më shumë se Juve që zë pozitën e tetë.